Rama fton opoziten ne dialog – pa kushte (video)

Kryeministri Edi Rama, mbasi u krye procesi zgjedhor, ftoi opozitën joparlamentare, tue theksue se nuk pranon kushte.

Ai deklaroi se PD dhe LSI duhet të tërhiqen qoftë edhe gradualisht dhe të ulen në dialog.

“Nëse duan paqe politike, paqe  do të kenë. Por paqja do të fillojë vetëm kur të tërhiqen, pak e nga pak, nga sulmet për Shqipërinë.

Nëse duan marrëveshje, marrëveshja ndërtohet vetëm me dialog pa kushte dhe të ndihmojmë të gjithë bashkarisht për çeljen e negociatave.

Por duhet ta dini se unë nuk bëj asnjë marrëveshje për ta penguar drejtësinë për ndëshkimin e politikanëve për zullumet që kanë bërë, majtas apo djathtas” – tha kryeministri.

Ai tha se kërë 30 qershor nuk fitoi e majta, por e drejta.

Shperndaje në: