Nurellari: Me kthimin e Rusisë ne KE, Europa s’asht ma e njajta!

Njohësi i marrëdhanieve ndërkombëtare, Adri Nurellari, ka thane se kthimi i Rusisë në Këshillin e Europës, minimizon gjasat e Kosovës me i sigurue votat e duhuna në Asamblenë Parlamentare (PACE) të kësaj organizate.

Nurellari ka thanë se Kosova ka pase shans historik për me nise procesin e anëtarësimit në këtë organizatë, gjatë kohës kur Rusia ishte jashtë saj.

Ai e ka dënue kthimin e Rusisë në Këshillin e Europës dhe ka potencue se kjo situatë tregon se Europa ka ra pre e shantazhit të Rusisë dhe kjo dëshmon se Europa nuk asht ma e njajta.

“Kjo situatë jo vetëm se tregon se Evropa ka rënë pre e shantazhit, por dëshmon edhe që Evropa nuk është më e njëjta. Pra, duket qartazi se ndryshimet e fundit tektonike që kanë ndodhur me klimën e opinionit dhe sistemet partiake të vendeve kryesore evropiane po japin impaktin e tyre në orientimin e Evropës për sa iu përket parimeve dhe vlerave të demokracisë dhe lirisë. Konkretisht, kjo zmbrapsje nuk duhet parë vetëm si një inferioritet ndaj kërcënimit të Rusisë, por edhe si një dëshmi që konsolidimi i partive jokonvencionale populiste të ekstremit të majtë e të djathtë ka ndryshuar edhe kompozimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”, ka thanë Adri Nurellari n’intervistë për “Epoka e Re”.

Shperndaje në: