Thaçi lshon akuza ndaj ndërkombëtarëve: Pse nuk po i denoni kriminelët serbë?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklarue se ndërkombëtarët kanë ba nji lloj amnistie të heshtun ndaj kriminelëve serbë për krimet që kanë krye gjatë luftës në Kosovë.

Thaçi ka thanë se Kosova kërkon sqarime për krimet e Serbisë që kanë ndodhë në Kosovë, simbas tij deri tash asnji i dënuem nga UNMIK’u për dhunë seksuale nuk asht denue.

Ka ndodhur një amnisti e heshtur e drejtësisë ndërkombëtare përballë kriminelëve serbë. Përveç drejtësi, kërkojmë edhe sqarime për këtë amnisti të hedhur. Asnjë i dënuar për dhunë seksuale nga UNMIK’u. Dhunë sistematike e krime makabre që janë në institucionet më të larta të shtetit të Serbisë. Kjo po heshtet nga bashkësia ndërkombëtare. Është heshtje amnistuese. Është shqetësim i madh për ne. Duhet të kemi mbështetje të plotë për viktima. Por edhe të sqarohet qartë pse s’është sjell drejtësi për krimet e kryera nga shteti serb”, vazhdoi Thaçi.

“Me një zë, të gjithë ne, duhet të kërkojmë më shumë përkrahje nga shoqëria. Ta lëmë pas të kaluarën e hidhur dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë. Kjo kategori ka nevojë për më shumë përkrahje nga institucionet, shoqëria e të gjithë. Shoqëria jonë duhet të ndërgjegjësohet e të bëjë më shumë për të mbijetuarat. Duhet ta luftojmë stigmatizimin”, ka thanë Thaçi.

Shperndaje në: