Macron: Kam me bllokue çdo zgjanim të Bashkimit Europian

macron

Ndërkohë që Shqipnia dhe Maqedonia e Veriut presin që në Tetor me marrë ma në fund dritën e gjelbërt për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, sinjalet që vijnë nga Franca janë shumë pesimiste.

Presidenti Emmanuel Macron asht shprehë i vendosun me bllokue çdo zgjanim të BE, derisa të realizohen reformat e thella mbrenda unionit.

Mbas samitit të zhvilluem sot në Bruksel, Macron tha: “Unë kam me refuue çdo lloj zgjanimi përpara se me u arritë nji reformim i thellë i funksionimit tonë institucional.”

Shperndaje në: