Serbia reagon mbas rezolutës së Thaçit për Luginën e Preshevës

Drejtori i të ashtuquejtunës, zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, ka reague mbasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka dërgue Kuvendit për shqyrtim dhe miratim nji draft-rezolutë për kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Hashim Thaçi konfirmoi sot se papërgjegjshmënia asht emni i dytë i politikës së tij”, tha Djuric.

Djuric përmes nji deklarate me shkrim tha se përhapja e andrrave të “rreme” nga Hashim Thaçi për rezolutën që mbështet kërkesat e shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën, siç tha ai, asht e njajtë me thirrjen për përshkallëzim të urrejtjes dhe mosbesimit midis banorëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, shkruen Danas.

“Në Preshevë, ku jetojnë kryesisht shqiptarë, Bujanovci, ku ma shumë se gjysa e popullsisë përbahet nga jo-shqiptarë dhe Medvegjë, ku shqiptarët jetojnë në nji numër simbolik, bashkëkombësit e Thaçit jetojnë në paqe dhe marrëdhanie normale me fqijtë e tyne serbë”, shtoi ai.

“Ishte kështu, kështu asht sot dhe kjo ka me qenë përgjithmonë“, thekson Djuric.

Shperndaje në: