Kqyrni çka i thote Baton Haxhiu Sali Berishes!

Baton Haxhiu, keshilltari i pashpallun i Kryeministrit Edi Rama, personi i cili e parashikoi gati deri ne detaje se si ka me u zhvillue situata ne Shqipni gjate 30 Qershorit dhe mbas 30 Qershorit, u ysht nga miku i tij Blendi Fevziu ne nji polemike me ish kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta.

Blendi Fevziu, drejtuesi i emisionit “Opinion”, ku ishin te ftuem Baton Haxhiu dhe Gent Cakaj, per me i provokue dhe me i ysht ne sherr Haxhiun dhe Cakajn me Sali Berishen dhe Ilir Meten, jau lexoi live postimin e Berishës, ku e quente Ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, “cirak të Baton Stanishiqit”. Po ashtu reagim pati dhe zadhanësi i Presidentit Ilir Meta, që theksoi se “Ilir Meta do të jetë President i Republikës deri në 24 korrik 2022. Është më e ndershme që zëdhënësi i Stanishiçit të vazhdojë të marrë rrogën si këshilltar i Ramës sesa t’ i japë konsulencë falas të pakërkuar Presidentit. Kanë rënë ata që duke ndarë Shqipërinë, duan të ndajnë Kosovën.”

I yshtun, Baton Haxhiu tha se, “Meta nuk e meriton funksionin që ka”, ndërsa Berishës iu drejtue me termin “vjehrri i Arminës”.

Baton Haxhiu: E para e punës, më vjen keq si shkruan Iliri, më mirë t’ia shkruajë dikush se ai që moti është një frazist, i cili interpreton atë që ia thonë të tjerët dhe nuk ka fuqi të fjalës për të ndërtuar një fjali normale. Kjo frazë është burokratike, por ajo që vjen pas saj është që një prej pasojave që sot ka Shqipëria më 30 Qershor, është mënyra se si ai i është qasur krejt çështjes shqiptare për disa muaj e gati një vit. Realisht nëse hyjmë në referencë të kohës, pjesa kryesore e sulmit që i është bërë sistemit politik ka nis me çështjen e Kosovës dhe me atë që quhej korrigjimi i kufijve…Ju e dini se çfarë ka bërë, ai që më tha Baton Stanishiqi, dhe unë po i them vjehrri i Arminës, sepse një njeri i cili flet me këtë gjuhë, tregon se ai nuk ka kontrolluar çfarë ka krijuar për një kohë në politikën e tij dhe ia ka lënë gjërave luksoze të familjes së tij. Nuk mundem të mos e përmend këtë, e di është është keq dhe nuk paraflas për këto gjëra, por është e turpshme, që dy njerëz që kanë udhëheqin Shqipërinë kanë këtë diskurs.

Blendi Fevziu: Po flet për Berishën dhe për Metën?

Baton Haxhiu: Po./ Opinion.al

Shperndaje në: