Meta lexon sms që ia çoi Rama: Mbas mbarimit te mandatit nuk…(video)

Presidenti i Shqipnisë, Ilir Meta, zbulon mesazhet që kryeministri Edi Rama i ka dërgue presidentit dy ditë mbas 16 Frorit kur opozita deklaroi se kanë me i “djegë” mandatet.

Ilir Meta: “Shikoni cfarë më shkruan, sepse nuk e kam zakon të nxjerr mesazhe por do fillojmë ti nxjerrim këto punë. Do i cojmë dhe arkivit të shtetit ca dokumente që ti ketë për historik. Më 18 shkurt dy ditë pas 16 shkurtit kryeministri i shkruan presidentit të Republikës, meqë Luli dhe Mona kanë thënë se do djegin mandatet.

Sms e Rames: “Lulit i kam shkruar në fund të vitit 2017 se pas zgjedhjeve lokale nuk do të jetë kryetar partie e ka gjet kryetaren, ndërsa ty po të shkruaj sot që pasi të mbarosh mandatin si president nuk do të gjesh më gjurmë LSI-je. Mbase jam gabuar por më pëlqen të bëj parashikime mbi bazën e analizave të mija dhe përtej të tjerave sinqerisht më vjen keq.”

I vjen keq dhe për Lulin dhe për mua që nuk do gjekam gjurmë LSI-je. Mua kur smë erdhi keq për të gjithë historinë time në PS, që i dhashë vitet më të mira, në ditët më të vështira dhe të zeza, që nuk hynte njeri atje vetëm 70 vjec e lart dhe që Edi i gjuante me gura dhe donte ta nxirrte jashtë ligjit bsahkë me Saliun dhe bënte partinë kist atje e bënin ca historira të tjera të bukura, mua nuk më vjen keq as për LSI-në që e kam bërë për ti dhënë mundësi Shqipërisë dhe të gjithë atyre si Klajda Gjosha, panariti të bëjnë diçka të mirë për Shqipërinë dhe nuk e kam bërë mirë për vetne time dhe ai ta dijë mirë se në çdo moment bëj një LSI tre katër herë më të madhe se ajo e kam lënë por ky nuk është ëqllimi im. Qëllimi im është që të mos lejoj Edin dhe ata ku Edi është peng që të mos lënë gjurmë demokracie këtu. Që të mos lënë gjurmë Shqipërie këtu. Prandaj Edi thellohu!”

Shperndaje në: