Haradinaj kërkon nji linjë hekurudhore Prishtinë-Durrës

Sot kanë fillue punimet në rehabilitimin e fazës së parë të linjës së 10’t hekurudhore Prishtinë-Hani i Elezit. Ky projekt u cilësue i nji randësie të veçantë mbasi e lidhë Kosovën me shtetet e rajonit.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte dhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili foli për randësinë e këtij projekti tue shtue se infrastruktura asht parakusht i zhvillimit ekonomik. Ai theksoi se Kosova ka ngecë në infrastrukturën hekurudhore.

Për këtë, shefi i egzekutivit kërkoi linja të veçanta hekurudhore për në Shqipni dhe Mal të Zi.

Kosova mund të mburret për infrastrukturën rrugore, por ngecim në infrastrukturën hekurudhore. Ka qenë e domosdoshëm rehabilitimi i kësaj linje. Një aspekt që na sfidon është infrastruktura energjetike dhe infrastruktura ujore. Kosovës do t’i duhej të ketë rezerva të ujit, siç ishte rasti i Gjilanit. Sot po niset rikthimi i linjës hekurudhore për në Han të Elezit. Ne kemi linje hekurudhore me Serbinë dhe Maqedoninë, por jo me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Është me interes që të ketë një linjë Prishtinë-Durrës. Ne na mungon po ashtu dhe infrastruktura e gazit natyror”, tha kryeministri Hardinaj.

Shperndaje në: