Veseli: Zemrat dhe mendjet tona janë me familjen Ismaili

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëllue familjen Ismaili, miqtë dhe sportdashësit, mbas gjetjes së trupit të pajetë të Floriana Ismailit.

“Zemrat dhe mendjet tona janë me familjen Ismaili, që humbi vajzën Florianën. Ngushëllime familjes, të gjithë miqve dhe sportdashësve”, ka shkrue Veseli në Facebook.

Trupi i futbollistes shqiptare të Zvicrës dhe Young Boys, Floriana Ismailit, u gjet sot 204 metra në thellësi të liqenit Como në Itali, ku u raportue e zhdukun të Shtunën e kalueme.

Shperndaje në: