Bolton përgëzon Kosovën

John Bolton ka përgëzue Kosovën për radhitjen e disa organizatave në listën terroriste.

John Bolton, Këshilltar për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, ka përgëzue Kosovën për radhitjen e disa organizatave në listën terroriste.

Bolton ka përshëndetë vendimin për futjen në këtë listë të organizatës iraniane, Hezbollah.

“SHBA’të përgëzojnë Kosovën për përcaktimin e Hizballah’ut si organizatë terroriste. Kjo organizatë terroriste iraniane vazhdon me kërcënue stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe në të gjithë botën. Bota po njeh sponzorizimin terrorist të Iranit dhe emnimin e përfituesit kryesor të tij: Hizballah’ut” ka shkrue Bolton në Twitter.

Shperndaje në: