Përkundër vendimit të Kushtetueses, qe çka thotë Haradinaj për Ekipin Negoaciator

Pamavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ekipin Negociator, kryeministri Ramush Haradinaj, ka thanë se ideja e krijimit të tij ishte e mençun dhe jo gabim.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentue vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Ekipin Negociator për bisedime me Serbinë.

Simbas tij, ideja për krijimin e këtij ekipi nuk ka qenë e gabueme.

Kjo nuk do të thotë, unë i vlerësoj vlerësimet e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese s’dua me hi në gjykim profesional me ta, ata janë të thirrur, mirëpo ideja me i dhanë një mandat të përkohshëm një trupe gjithëpërfshirëse për një temë që është ma shumë se sa qeverisja që e mandaton Kushtetuta e vendit, nuk ka qenë e gabuar, mendoj se ka qenë e mençur”, ka thanë ai.

Simbas tij, trupa si Ekipi Negociator, kanë krijue edhe shtetet tjera, në procesin e anëtarësimit të tyne.

“Me Kushtetutë qeveria është e mandatuar me qeverisë. Çështja e dialogut nuk është veç e Qeverisë që duhet ta kryej kryetari i Qeverisë, është projekt ma i madh, nacional, del jashtë përgjegjësive të zakonshme të një Qeverie. Është e logjikshme që me krijua trupa ad hoc për një çështje të tillë nacionale. Edhe vendet tjera krijojnë mekanizma të tilla për tema të tilla, kur e kanë procesin e anëtarësimit në BE, i marrin prej pozite, prej opozite, Maqedonia ka bë trupa të tilla në parlament. Në raste të tilla ju japin opozitarëve kryesimin”, ka thanë Haradinaj.

Shperndaje në: