U emnue në vend të Mogherini’t – Josep Borrell, katalunasi që mundet me detyrue Serbinë me pranue Kosovën

Liderët e Bashkimit Europian e kanë nominue Ministrin e Jashtëm të Spanjës, Josep Borrell, si diplomatin ma të naltë të bllokut.

Spanjolli pritet me zavendësue Federica Mogherinin në postin e Përfaqësuesit të Naltë të BE’s për Politikë të Jashtme. Kjo e fundit asht figurë kyçe në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuem nga Bashkimi Europian, i cili ka me ra në kompetencat e pasuesit të diplomates italiane, në këtë rast Josep Borrell – nëse zgjedhet në këtë post.

Borrell, i cili aktualisht udhëheq me politikën e jashtme të Spanjës, vend i cili nuk e ka njoftë Pamvarësinë e Kosovës, në deklarime të ndryshme ka theksue se çashtja e Katalonisë në Spanjë dhe Kosovës janë të ndryshme – edhe pse jo rrallë herë nga akterë të ndryshëm në Spanjë dhe në botë, asht tërhekë paralele midis këtyne dy vendeve, kërkesës së katalunasve për pamvarësi dhe pamvarësimit të Kosovës, respektivisht.

Borrell, vetë nji katalunas, e ka kundërshtue pamvarësimin e regjionit të Katatonisë nga Spanja, me arsyetimin se nuk asht se të gjithë katalunasit e duen këtë dhe se mundet me pasë “efekt domino”. Ai pati sugjerue që Madridi me ofrue nji ekuivalencë fiskale për katalunasit në mënyrë që me mbajtë Spanjën të bashkueme.

Por, për të Katalonia dhe Kosova nuk janë e njajta gja.

“Ka gjana që kanë ndodhë këtu që nuk duhen të kenë ndodhë. Ne jemi tue e lëndue njani-tjetrin. Kemi të drejtën për qetësi dhe për me shijue progresin e Spanjës demokratike nga e cila mundemi me u ndje krenarë. Katalonia nuk asht nji koloni, nuk asht nji shtet i nxanë, nuk asht nji shtet si Kosova. Kjo asht arsyeja pse ne duhet me vazhdue me punue në përputhje me ligjin”, pati thanë Borell në vitin 2018 në nji adresim publik në Barcelonë.

Shperndaje në: