Ahmeti ja thotë n’sy Haradinajt: S’i kemi votat me të rrxue

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot kanë nënshkrue memorandumin për jetësimin e projektit “Prishtina e Re”

Mbas kësaj çashtje, Haradinaj dhe Ahmeti kanë folë edhe për çashtjet aktuale politike.

“Me i pasë votat na sot e kishim rrëzuar Qeverinë”, ka thanë Ahmeti në prani të Haradinajt, por ka ba me dije se deri atëherë duhen me u krye punët që ai dhe kryeministri kanë nën menaxhim.

“Me Listën Serbe nuk jemi të interesuar ta rrëzojmë Qeverinë. Në kohën kur kemi taksën, dialogun, nuk është mirë që vendimi për rrëzim të merret në Beograd”, tha Ahmeti.

Ndërsa Haradinaj ka thanë se nuk tutet nga ky vendim.

“Nëse janë 61 vota, unë me respekt e pranojë verdiktin e Kuvendit. Kush është në pushtet ka frikë gjithmonë që po e rrëzojnë. Unë jam ndryshe s’e kam këtë frikë – mendoj në atë drejtim, por nuk ndalem duke punuar”, tha Haradinaj.

Shperndaje në: