Kompania ma e madhe franceze ka me privatizue Telekomin e Kosovës

Kompania ma e madhe e rrjetit telefonik në Francë e cila asht multinacionale, ‘France Orange’ pritet me privatizue Telekomin e Kosovës.

Gazeta e Metro ka sigurue detaje rreth privatizimit të Telekomi, ku operatori ma i madh francez asht shprehë tejet i interesuem me privatizue Telekomin e Kosovës.

Ky operatori francez që asht i dheti në botë, ka krye deri tash takime me nivele të nalt politike dhe teknike në Kosovë.

Shperndaje në: