Cili asht qendrimi i Eliot Engel për ndryshimin e kufijve në Ballkan?

Deputeti amerikan, Eliot Engel, tha të Ejten në Preshevë, se nuk mbështet idetë për shkëmbim territoresh dhe përpjekjet duhen me u përqendrue në arritjen e nji paqe afatgjate ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Engel po qëndron në Luginën e Preshevës, nji rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë në nji mision faktmbledhës.

Mbas takimit me kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ai foli për përfshimjen e gjatë në Ballkan dhe posaçërisht për pamvarësinë e Kosovës, ndërsa vuni theksin te nevoja për nji marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk mendoj aspak që asht drejtim i duhun shkëmbimi i territoreve. Jam i shqetësuem për këtë, sepse nëse filloni me i ndryshue kufijtë në Ballkan, ku përfundon kjo? Ka shumë vende tjera që duen me i ndryshue kufijtë dhe për këtë arsye Ballkani u fut në telashe në radhë të parë”, tha ai.

Shperndaje në: