Rusia i reagon ashpër Kosovës mbasi jau ndaloi hymjen e zyrtarëve serbë

Rusia ka reague mbasi Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, mori sot vendim që të gjithë zyrtarëve të Beogradit me ju ndalue hymja në vend, tue e quejt këtë një veprim ligjërisht të pavlefshëm.

Zadhanësja e Ministrisë së Jashtme së Rusisë, Maria Zakharova, ka thanë se shteti i saj vlerëson se të gjitha këto pëprjekje të Kosovës, janë joligjore dhe të pavlefshme.

“Ne i përmbahemi qëndrimit të pandryshuem lidhun me sovranitetin, integritetin territorial dhe marrëveshjen e paqes të Serbisë bazue në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkueme nr. 1244 dhe shqyrtojmë të gjitha përpjekjet e Kosovës janë pavlefshme në mënyrë ligjore”, tha ajo, shkruen TASS.

Shperndaje në: