Protestë kundër vendimit të Shpend Ahmetit

Pronarët e kiosqeve të Prishtinës për të dytën herë mbrenda javës ia kanë nxanë derën kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti. Ata dhe njiherë kanë protestue para objektit komunal kundër kritereve të vendosuna nga komuna, tue konsiderue se ato janë diskriminuese dhe të papërballueshme për ta.

Përfaqësuesi i protestuesve, Sadudin Ahmeti, edhe njiherë ka kërkue nga asambleja komunale në Prishtinë me ia mundësue përmes votës që kiosqet me qendrue në pronësi të tyne.

Simbas tij, kryetari i komunës po mundohet me minimizue problemin tue deklarue se janë vetëm 11 kisoqe aktive. Për të janë mbi tridhetë kiosqe me ma shumë se 70 punëtorë që kanë me mbetë të papunë.

Shperndaje në: