Pezullohet procesi i dhanies në shfrytëzim të kiosqeve në Prishtinë

Me 43 vota për, Kuvendi Komunal i Prishtinës, miratoi pezullimin e procesit të dhanies në shfrytëzim të kiosqeve deri në harmonizimin e kritereve përballuese për konkurrentët.

Kjo u arrit mbas nji debati që u zhvillue mes asamblistëve, të cilët e quejtën joligjor vendimin e kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti, për vendosjen e kriterit për qarkullim në vlerë prej 5 milionë euro për aplikuesin.

Në këtë mbledhje morën pjesë edhe pronarët e kiosqeve të cilët paradite protestuen për vendimin e komunës për shpalljen e këtij ankandi i cili simbas tyne asht diskriminues dhe përban kritere të papërballueshme për ta.

Shperndaje në: