Ka me ju befasue kush po don me ble Icardi’n

Corriere dello Sport hapet me nji titull senzacional në numrin e sotëm. “Icardi-Napoli, nji vend në diell”.

Simbas të përditshmes italiane, ekipi napolitan ka ndërhymje në bisedimet mes Interit dhe Juventusit për blemjen e sulmuesit argjentinas.

Drejtuesit e Napolit janë gati me ja ofrue Icardit 10 milionë euro në sezon, thuejse dyfishin e pagës që përfiton sot te Interi, por ofertën për ekipin zikaltër ka me ba vetëm në Gusht.

Shperndaje në: