Hoxhaj: Qe ku po mshefen vrasësit e Ivanovic’it

Zavendëskryeministri Enver Hoxhaj përmes Twitter ka thanë se përpjekjet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vucic. për me pengue drejtësinë në zbardhjen e rastit të vrasjes së politikanit nga Kosova, Oliver Ivanovic, po vazhdojnë.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq vazhdon përpjekjet e tij për ta penguar drejtësinë dhe për të ndërhyrë në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanovicit. Minimi i një procesi i cili është në zhvillim e sipër, përmes akuzave të pamatura tenton t’i mbrojë përgjegjësit për këtë krim, të cilët janë duke u fshehur në Beograd, ka shkrue Hoxhaj në Twitter.

Shperndaje në: