Dacic: Qe çfarë propozimi po pregaditë SHBA

Ministrin e Jashtëm serb, Ivica Dacic, e ka nervozue deklarata e kryeministrit të Bullgarisë, Bojko Borisov, i cili i ka kërkue shefit të ri të diplomacisë europiane, Josep Borell, që me perfaqesue qëndrimin e gjithë BE’s lidhun me pamvarësinë e Kosovës dhe jo Spanjën, shtetin nga i cili vjen ai në këtë post. Kryediplomati serb gjithashtu tha se SHBA janë tue pregaditë propozimin për zgjidhjen e çashtjes së Kosovës,

Shefi i diplomacisë serbe, siç shkruen gazeta serbe “Danas”, ka porositë kryeministrin bullgar, Bojko Borisov, me respektue qëndrimin e Bashkimit Europian lidhun me pamvarësinë e Kosovës dhe jo m’i mbajtë leksione shefit të sapozgjedhun të diplomacisë evropiane, Josep Borell.

Tue reague ndaj deklaratës së kryeministrit bullgar, Dacic ka thanë se qëndrimi i Bashkimit Europian asht se “Kosova nuk asht e pamvarun.”

“Boyko, duhesh me respektue qëndrimin e BE, e jo me i dhanë leksion Borellit. Në çka ngjanë kjo, kjo asht e neveritshme. Ma së shumti më nervozon hipokrizia, mjaft ma me këto. Të mos flas se ka fitue dekoratë nga ne [Borisov]”, tha Dacic.

Shefi i diplomacisë serbe tha gjithashtu se Shtetet e Bashkueme janë tue pregaditë propozimin për zgjidhjen e çashtjes së Kosovës, e cila, ndër të tjera, nënkupton se Beogradi duhet me i ndërpre aktivitetet e lobimit për tërhekjet e njohjes së Kosovës, kurse Prishtina me hekë taksën ndaj importit të mallnave serbe.

“Nëse Prishtina ndalon lobimin për pamvarësi, na kemi me ndaue lobimin për tërhekjen e njohjeve, por kjo nuk ka me ndodhë. Ata duen që ne me ba diçka që Prishtina me hek taksën. Ne duem dialog, por jo me taksa, ato duhet të heken në mënyrë që dialogu me vazhdue”, tha shefi i diplomacisë serb.

Shperndaje në: