Nga yll i filmave 18+, kthehet në predikuese, Brittni len 30 mijë dollarë në muej dhe vendosi me shkue në kishë (foto)

Nji nga aktoret ma të njoftuna në botë e filmave për të rritun ka fillue nji jetë të re si predikuese.

Brittni De La Mora ka nisë predikimet në Kishën e San Diego’s (SHBA), 6 vjet mbasi heki dorë nga pornografia.

“Fitoja shumë me pornon në nji periudhë të caktueme kohe. Baja 30 mijë dollarë në muej, sepse punoja çdo ditë. Kisha nji kerr të ri nga Mercedesi dhe kisha çdo çantë Louis Vuitton, kpuca të Christian Louboutin e shumë të tjera si këto”,- shprehet Brittni.

Edhe pse profesioni po shkonte mirë, ajo nisi drogën dhe aty nisën problemet.

“Nuk pagueja qiranë mbasi shpenzoja për drogë. Në fillim kokainë, mandej u bana e mvarun nga heroina”,- kujton ish-ylli i porno’s.

Me lutjet e gjyshes, Brittni vendosi me shkue në kishë, aty ku filloi nji jetë të re. Mbas nji viti tue shkue rregullisht në kishë, ajo ra në dashni me predikuesin Richard De La Mora, me të cilin sot asht e martueme.

Tani, 32-vjeçarja predikon edhe vetë.

Shperndaje në: