Raportet tregtare mes Kosovës e Shqipnisë në pikë të ulët dhe me barriera

Bizniset nga Kosova dhe Shqipnia vazhdojnë me pasë barriera tarifore e jotarifore nga autoritetet për eksportimin e mallnave në kufi dhe për qasje në tregun e tyne.

Në muejin Maj në Tiranë, dy qeveritë shqiptare janë dakordue që me u hekë disa prej këtyne barrierave deri në muejin Korrik.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka paralajmërue masat të cilat shumë shpejt Qeveria e Kosovës mundet m’i marrë ndaj shteteve anëtare të CEFTA’s.

Ministria Shala thotë se Qeveria respektivisht Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka me pasë qasje të barabartë në raport me Kosovën ndaj secilit shtet anëtar të CEFTA’s.

“Do ta mbajmë qasjen e njëjtë siç e kanë ato vende në raport me Republikën e Kosovës… I kemi edhe disa barriera të cilat janë tarifore e që janë të vendosura nga ana e Republikës së Shqipërisë siç është taksa për rrugë, taksa e skanerit, e ne në dy takimit e fundit me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë kemi kërkuar që të gjejmë një zgjidhje sa më të shpejt që këto taksa të implementuara nga Republika e Shqipërisë mos të reflektojnë në të bërit biznese ndërmjet dy shteteve tona”, pohon ministri Shala.

Shperndaje në: