5 sheja të çuditshme që tregojnë se jeni të dehidratuem

Trupi i ka disa mënyra interesante me ju tregue se duheni me pi ma shumë ujë.

Qe cilat sheja duheni me i pasë parasysh:

Erë e keqe nga goja – Pshtyma ka aftësinë me i luftue bakteret. Nëse jeni të dehidratuem, biejnë nivelet e pshtymës, dhe në të njajtën kohë edhe mundësia për me i luftue bakteret që shkaktojnë erën e keqe në gojë.

Ndiheni konfuz – Me u ndje konfuz ose të hutuem mundet me ndodh për shumë arsye, megjithatë, nëse nuk keni pi ujë për nji kohë të gjatë, mundet me qenë patjetër shej e dehidratimit.

Ju lind dëshira me hangër ushqime të pashnetshme – Mëlçia ka nevojë për ujë që me funksionue qysh duhet. Nëse nuk e merr atë, sinjalizon trunin se ka nevojë për m’u furnizue.

Likura humb elasticitetin – Nëse nuk asht mjaftueshëm e butë, likura e humb elasticitetin dhe bahet ma e thatë.

Nuk djersiteni – Sasia e langjeve në trup asht aq e ulët sa trupi ban përpjekje me e ruejt atë që i ka mbetë.

Nëse përjetoni nji nga këto simptoma, duheni me pi patjetër ujë ose langje të ndryshme. /Self/shendeti.com.al/

Shperndaje në: