Bullgaria e thirr në raportim ambasadorin serb mbasi Dacic kritikoi kryeministrin bullgar rreth Kosovës

Ministria e Jashtme bullgare ka thanë sot se ambasadori serb asht ftue në nji takim raportues në ministri të Hanën lidhun me reagimin e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Dacic, ndaj deklaratave të kryeministrit bullgar, Boyko Borissov, rreth Kosovës dhe për të nominuemin për postin e shefit të politikës së jashtme të BE.

Dacic sot e ka kritikue Borissovin rreth komenteve të tij se i nominuemi për postin e Mogherinit në postin e shefit të Politikës së Jashtme të BE, Johep Borrell, duhet me respektue qëndrimin e BE për Kosovën.

Në nji intervistë për televizionin publik serb, Dacic tha se Borisovi duhet me respektue qëndrimin e BE ndaj Kosovës, i cili simbas Dacic’it thotë se Kosova nuk asht e pamvarun, e jo me tentue m’i mbajtë leksion Borrelit.

Shperndaje në: