S’po ndalet sherri ne LDK! Tash ne Vushtrri kersasin grushtat!

Rrehjet në nëndegët e LDK nëpër Kosovë jane ba rregull.

Njashtu si u rrehen tash vone në lagjen Mati në Prishtinë, njisoj ndodhi edhe mbrame në nji nëndegë të kësaj partie në Vushtrri.

Këtë për Gazetën Blic e ka konfirmue edhe nënkryetari i LDK në Vushtrri, Agim Bregaj.

Ai ka thanë se përplasja mes zyrtarëve të LDK ka ndodhe në nëndegën e partisë në Novosellë.

“Unë nuk kam qenë në vendngjarje. Ajo punë ka ndodhur në Novosellë. Po ka pasur përplasje mes anëtarëve të Kuvendit në këtë nëndegë. Unë kam qenë në mbledhje në një nëndegë tjetër. Nuk jam njoftuar sakt akoma pasi ata i kanë pasur mbledhjet prej orës 20:00 deri në 22:00”, tha ai.

Shperndaje në: