Zbulohen shkelje të mëdhaja: Shteti mbyll spitalin e njoftun

Shkeljet e mëdhaja që i kanë hasë në spitalin privat ‘Lindja’, kanë rezultue me myblljen e këtij institucioni privat shëndetësor, shkruen Gazeta Metro.

Gazeta Metro ka mësue nga burimet mbrenda Ministrisë së Shëndetësisë, se spitali ‘Lindja’ ka ba shkelje të mëdhaja që kanë ra ndesh me ligjin.

Shkeljet janë hasë në nji prej shërbimeve që kryen ky spital, siç asht frytnimi artificial – IVF (Fekondimi in vitro asht nji alternativë për shumë cifte të cilët nuk munden me pasë femi nëpërmjet terapive të zakonshme).

Nga Ministria e Shëndetësisë, ma herët për këtë temë ishin deklarue se pamvarësisht se asht e lejueme dhe e rregullueme me udhëzim administrativ, ka edhe kufizimet e veta.

“Udhëzimi Administrativ për Frytnimin e Asistuar Mjekësor i ka edhe disa kufizime të cilat institucionet janë të obliguara t’i zbatojnë. Të ndaluara janë ato reklama apo sponzorime të FAM të cilat kanë për qëllim joshjen apo manipulimn e opinionit publik si: informata lidhur me mundësinë e përzgjedhjes së gjinisë; deklarime rreth shkallës së suksesit të FAM; pubikimit të emrave të përveçëm të ekspertëve që e ofrojnë këtë shërbim dhe format e tjera të reklamimit. Institucionet të cilat e ofrojnë këtë shërbim, fatkeqësisht disa herë kanë bërë shkelje të këtyre rregullave , për çka në raste të caktuara edhe janë dënuar. Pra, disa forma të reklamimit e sponzorimit janë thjesht të ndaluara me qëllim të mbrojtjes së opinionit dhe në veçanti çifteve që kanë nevojë për frytnim të asistuar mjekësor nga manipulimet, që mund të rezultojnë me dëmtime të shëndetit dhe shpenzime ekonomike familjare”, thuhej në përgjigjen nga MSH, shkruen Gazeta Metro.

Metro mëson se për dallim rastet e maparshme të këtyne basistjeve në institucione shëndetësore private, pronari i spitalit ‘Lindja’, Dergut Aliu, nuk asht arrestue.

Shperndaje në: