Rama zbulon planin antikombëtar të presidentit Meta: Ka dalë cullak para shqiptarëve

Kuvendi i Shqipnisë asht mbledhë në seancë të posaçme për miratimin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij tue thanë se Meta nuk duhet ndalë në marshimin e tij vetëshkatërrues. Rama tha se Meta ka dalë cullak para shqiptarëve.

Napoloni thotë mos e ndalo kurrë kundërshtarin që po gabon. Ilir Meta nuk duhet ndaluar në marshimin e tij vetëshkatërrues, mjaft trishtues në historinë politike të këtij vendi. Njerëzia e sheh krejt lakuriq të vërtetën e armiqësisë së Ilir Metës. Meta plan antikombëtar për të hedhur ne erë zgjedhjet dhe për të bllokuar reformën në drejtësi. I kam ndjekur me mëshirë, budalleqet e falxhores Monikë dhe të artistit Lul. Lufta e tyre për të prishur zgjedhjet me dhunë do të rezultonte një vrimë në ujë, por nuk do t’I pengonte ata të shpallnin fitoren e radhës. Estradë hesapi, 7 herë 7 bëjnë 42.

S’ka më keq për humbësit sesa të sillen si fitimtarë. 85% e popullit refuzoi Ramën, thonë të shkretët, janë po këta që thonë se shqiptarët kanë ikur nga Shqipëria. Janë po këta që kundërshtojnë përfshirjen e votës së emigrantëve. Nga zgjedhjet e ardhshme, emigrantët do ta kenë të drejtën e votës, duan apo nuk duan udhëheqësit e opozitës rrugore. Pjesëmarrja e 30 qershorit ka tejkaluar çdo pritshmëri tonë. Ne kemi marrë një përqindje më të lartë votash sesa kishte kualicioni fitues që qeverisi Shqipërinë në 2015. Krahasur me 4 vjet më parë kur ishim më kandidatë të përbashkët me LSI, ky numër është vetëm 4% më pak. Po të ishte një garë normale dhe pa presion kriminal, përqindja do të ishte më e lartë”, deklaroi Rama

Shperndaje në: