Edi Rama, reagim frontal ndaj Ilir Metës. SHBA i mendon si topin që ia ka vendosë gjoksin (video)

Ilir Meta “duhet ndëshkuar deri në fund në Kuvend dhe reagimi ynë si deputetë duhet të jetë frontal, në emër të Kushtetutës.”

Kjo ishte porosia e kryeministrit të Shqipnisë, Edi Rama, për deputetët në Kuvendin e Shqipnisë, ku po diskutohet për ngritjen e nji komisioni hetimor kundër Presidentit Ilir Meta.

“Në këtë pikë, graviteti i parimeve themelore të Kuvendit është një emërues që duhet të na bashkojë. Ilir Meta nuk është më thjesht kundërshtari i njohur i Qeverisë, por armiku i hapur i Kushtetutës. Ai sot është armiku i deklaruar i Parlamentit të Shqipërisë. Nuk është më thjesht vetëm politikani i frikësuar deri në palcë nga reforma në drejtësi, ai është shëmbëlltyra i të tremburve nga drejtësia, i cili edhe mbi shtrirjen e rrezes së agresionit ndaj partnerëve, na dëmton ne si deputetë, si qytetarë, si popull, si shtet”, u shpreh Rama nga foltorja.

Ai komentoi edhe kritikat e Metës ndaj ambasadave të hueja në Tiranë, tue theksue se presidenti “e mendon Ambasadën Amerikane si topin që i vendos gjoksin e trupit me kostum banjo.”

(TemA)

Shperndaje në: