Qeveria Mustafa i ka fajet për 53 milionët e Bechtel Enka’s – Qe kush po thotë

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka deklarue se përgjegjësia apo faji kryesor për dënimin prej 53 milionë eurosh nga Bechtel & Enka asht mbi Qeverinë e kalume të LDK’s në krye me Isa Mustafën.

Hamza ka fajësue qeverinë e Isa Mustafës për këto miliona të humbuna nga shteti i Kosovës karshi kompanisë amerikane Bechtel&Enka.

Nuk mund të prodhosh një obligim kontraktual për vendin nëse nuk e ki konstruksionin financiar të qartë. Problemi është prodhuar nga Qeveria paraprake sepse ka hyrë me një kontratë me një vlerë të caktuar, ndërsa nuk ka buxhetuar shumat e mjaftueshme për ta finalizuar kontratën në kohë. Përveç kësaj nuk ka bërë as marrëveshje e as aneks”.

“Sa i përket shumës, a duhet të jetë ajo 53, apo 30, apo 10, 60 apo edhe 70, është çështje e ekspertizës dhe interpretimit të kontratës. Ne nuk jemi palë kontraktuese. Palë kontraktuese është Ministria e Infrastrukturës dhe ajo duhet ta menaxhojë kontratën. Dhe tani mjetet kanë dalë në buxhet dhe e kemi bërë decentralizimin”, shtoi Hamza./ Metro

Shperndaje në: