Veseli dhe ambasadori norvegjez nënshkruejnë marrëveshje në vlerë prej 2.5 milionë eurosh

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritë sot në takim ambasadorin e Norvegjisë nё Kosovё, Per Strand Sjaastad’s, me të cilin ka nënshkrue marrëveshjen e bashkëpunimit për implementimin e projektit për digjitalizimin e legjislacionit dhe harmonizimin gjuhësor të tij, të financuem nga shteti norvegjez, në vlerë prej 2.5 milionë eurosh.

Veseli tha se ky projekt, i modelit “Lowdata”, si njani nga modelet ma tё avancueme tё digjitalizmit tё ligjeve, tё zbatuem me dekada tё tana nё shtetin e Norvegjisë, shënon hapin e parë të E-Qeverisjes nё Kosovё.

Harmonizimi gjuhёsor ёshtё komponenta e dytё e rёndësishme e kёtij projekti. Ky harmonizim është tejet me rëndësi për shoqërinë tonë multietnike, ngase përmes tij evitohen mospërputhjet mes ligjeve në gjuhë të ndryshme. Në këtë drejtim jemi duke punuar së bashku me partnerët tanë në një fjalor zyrtar tre gjuhësh, shqip-serbisht-anglisht. Shumica e buxhetit për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm do të jetë donacion nga shteti i Norvegjisë ndërsa pjesёrisht projekti do të financohet edhe nga buxheti ynë”, theksoi Veseli.

Ai shtoi se nga sot, demokracia parlamentare e Kosovës asht ma afër trendeve bashkëkohore të legjislacionit dhe transparencës ndaj qytetarëve.

Shperndaje në: