Shpiket nji material i ri për mbushjen e dhambëve

Hulumtuesit në Universitetin e Tel Avivit – Global TAU (Tel Aviv University – Global TAU) kanë shpikë mbushjet që pengojnë përsëritjen e prishjes së dhambëve.

Mbushjet e reja të dhambëve janë nji përbamje e bazueme në rezina të zgjenueme nga nano-pjesëzat antibakteriale.

Dr. Lihi Adler-Abramovich, kreu i ekipit hulumtues, spjegoi se materiali i ri asht superior si ndaj rezinave të përbame dhe mbushjeve antibakteriale të bame nga lidhjet metalike që kanë probleme toksiciteti dhe mungesën e lidhjes.

Shperndaje në: