Mino Raiola nuk mban sekrete, zbulon të ardhmen e Pogba

E ardhmja e Paul Pogba ka me qenë larg Manchester United.

Nji gja të tillë e ka konfirmue zyrtarisht edhe agjenti i francezit, Mino Raiola, i cili ka pohue se pamvarësisht se situata te “djajtë” asht optimale po kërkon nji ekip të ri për mesfushorin.

“Lojtari nuk ka ba asgja të keqe. Ai ka qenë i respektueshëm dhe profesional në çdo kohë. Ekipi e din dëshirën e tij prej nji kohë të gjatë. Më vjen keq gjithashtu që ekipi nuk merr naj qëndrim kundër kësaj. Shpresojmë se frik ka me pasë nji zgjidhje të kënaqshme për të gjitha palët:“-tha Raiola në nji intervistë për “talkSPORT”.

Shperndaje në: