Zaev bjen në përgjim; Rama, Vucic, Putin, Erdogan plan për ndamjen e Kosovës (video)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, zbardh planin sekret për ndryshimin e kufijve të Kosovës tue thanë se mbrapa këtyne qëllimeve qëndrojnë interesat e Rusisë dhe Turqisë.

Zaev ka ra pre e dyshes së gazmorëve rusë, Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov, të cilët tue përdorë identitete të rreme liderësh shtetesh telefonojnë personalitete të ndryshme dhe zhvillojnë me ta biseda të gjata.

Në nji telefonatë që asht publikue nji ditë ma parë në faqjen e tyne në You Tube, tue u shtirë si ish presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ata i kanë telefonue kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Në bisedë e sipër, Zaev tue mendue se po fliste me Poroshenkon, ka deklarue se për idenë e ndryshimit të kufijve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vucic kanë ra dakord, por kjo mundet me shkaktue nji luftë të re në Ballkan dhe se kancelarja Merkel asht totalisht kundër idesë./Syri.net

Shperndaje në: