Shërbimi sekret në Kosovë heton ish-këshilltaren e Haradinajt (foto)

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, i ka dërgue nji shkresë drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, nga i cili ka kërkue verifikim për Nita Himaduma, ish-këshilltaren e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Simbas shkresës, nji familjar i Himadunës ka qenë në komunikim me Veljko Kazic, i cili identifikohet si “pjesë e strukturave të sigurisë së Serbisë me mbulesë në Ambasadën e Serbisë në Tiranë, i cili mbulon edhe Kosovën”. Nji tjetër arsye ka të baj edhe me keqpërdorim të buxhetit.

Konsullja kishte rezervue hotele në emën të zyrës së Kryeministrit, edhe mbasi ishte largue nga institucioni.

Duke pasur parasysh që në shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës, që nga fillimi i punës sime, ka pasur ndryshime në stafin diplomatik, ju drejtohem përmes kësaj letre me kërkesën që AKI-ja, me procedurë urgjente të bëjë verifikimin e Znj. Nita Himaduna, e cila është emëruar konsulle në Misionin Konsullor të Republikës së Kosovës në Nju Jork – SHBA.

Duke i pasur për bazë këto që u thanë më lartë, posaçërisht dyshimet për lidhje të saj me punonjës të shërbimeve serbe të inteligjencës, është vlerësuar me interes që Nita Himaduna të mos ketë qasje (punësohet në pozitë të ndjeshme) në institucionet e Republikës së Kosovës, pasi që mund të paraqesë rrezik për sigurinë e Republikës së Kosovës”, shkruhet në letrën dërgue shërbimeve të inteligjencës./GazetaDita

Shperndaje në: