Veseli: Keni ma shumë shpresë e besim në shtet, investimet në çdo sektor po rriten

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ju ka dërgue mesazh qytetarëve se duhen me qenë me ma shumë shpresë e besim në shtet, investimet simbas tij kanë me u riitë në çdo sektor.

Veseli tha se Kardiologjia Invazive asht e pajisun me aparaturë moderne dhe e rinovueme krejtësisht, e gatshme me ju përgjigjë të gjitha shqetësimeve të qytetarët që kanë probleme me zemër.

Ai ka kërkue nga qytetarët me pasë ma shumë shpresë dhe besim në institucione, sepse simbas tij, ata kanë me u trajtue të barabartë në çdo sektorë.

“E përgëzoj drejtorin dhe ministrin, kjo tregon kur bëhen bashkë profesionalizmi dhe vullneti politik bahet gjithçka.Kjo tregon se kur bahen bashkë peofesionalizmi dhe vullneti politik mund të arrihet çdo gjë, është mesazh për qytetarët se në këto ambiente trajtohen të gjithë barabartë, shërbimi është cilësor, punëtorët janë shumë profesionalë dhe do të ecim përpara të jemi edhe më afër qytetarëve tanë dhe të kemi mundësi të barabarta.Zotohemi se investimet në sektorin e shëndetësisë kanë me u rritë, qytetarët do ta ndiejnë vetën të barabartë ndoshta edhe më mirë se në shërbimet regjionale shëndetësore. Më shumë shpresë ma shumë besim në shtet, nuk ka alternativë tjetër”, ka thanë Veseli.

Mbas nisjes së shërbimit 24 orësh në Kardiologji Invazive asht hekë lista e pritjes për stentim e cila vetëm gjatë vitit 2018 u ka pshtue qytetarëve rreth 12 milionë euro.

Shperndaje në: