Qe stadiumi ma i ri i Kosovës (foto)

Stadiumi Kombëtar i Kosovës, i cili ka me u ndërtue në Drenas, ka me u ba shtëpia e re për ekipin kombëtar të futbollit të Kosovës.

Stadiumi, i cili ka me u ndërtue rreth 12 kilometra nga kryeqyteti Prishtina, asht projektue me bashkue gjithë popullin e Kosovës.

“Struktura e re urbane do të jetë një urë për njerëzit, duke i bashkuar ata me gëzimin që sjell sporti. Stadiumi i ri kombëtar shihet si një nevojë urgjente në fushën e futbollit, pasi dhe ekipi kombëtar po bëhet gjithnjë e më i suksesshëm” – tha Murat Tabanlioglu, themelues i studios arkitekturore, ‘’Tabanlioglu Architects’’, në Stamboll.

Stadiumi ka me u ndërtue së bashku me dy fusha trajnimi si dhe nji grup godinash, kryesisht objekte tregtare dhe argëtuese./ SCAN

Shperndaje në: