Revolucion! Shpiket ushqimi vetëm me ujë e ajër (foto)

Kompania finlandeze, Solar Foods, ka gjetë nji mënyrë me prodhue ushqim të pasun me proteina të quejtun Solein me energji elektrike, ujë dhe ajër, tue përdorë nji proces miqësor me mjedisin, të ngjashëm me atë që përdoret me prodhue birrën.

Përshkrue si proteina ma miqësore ndaj mjedisit në botë, Solein prodhohet tue aplikue energji elektrike në ujë për me çlirue fluska të dioksidit të karbonit dhe hidrogjenit.

Mikrobet mandej shtohen te langu për me ushqye fluska të dioksidit të karbonit dhe hidrogjenit dhe prodhojnë Solein, i cili mandej thahet dhe shëndrrohet në pluhun.

Asht nji proces i fermentimit natyral, i ngjashëm me birrën, por kërkon nji reaktor të veçantë që me sa duket i përngjan nji prej atyne fenerëve të vjetër të naftës.

Solein e thatë ka nji përmbajtje proteine ​​prej 50% dhe nji pamje dhe shije të ngjashme me miellin e grunit.

Ajo mundet me u përdorë në të gjitha llojet e dietave dhe mundet me u shtypë 3D për m’i dhanë formë dhe konsistencë ma të madhe.

Shperndaje në: