Drogë dhe orgji: Sekretet e jetës së shfrenueme të sheikëve në Londër, 65 mijë paund për nji natë me prostitutat (foto)

Vdekja e sheikut Khalid Al Qasimi nxori në dukje jetën e tranueme të djemve arabë në Londër.

Simbas “The Sun”, miliarderët e “arit të zi” paguejnë deri në 65 mijë paund në natë për çikaat e Instagramit. Gjithçka asht shumë e thjeshtë për ta, mbasi lekët tërhekin njisoj si flakët.

“Ata thjeshtë japin porosinë. Shohin nji çikë që pëlqejnë dhe ma dërgojnë profilin e saj. Asht kaq e thjeshtë. Ata i gjejnë çikat ose nga miqtë e tyne që i kanë rekomandue, ose marrin ato që njihen për këtë lloj biznisi.

Unë flas me çikën, i jap çmimin, datën dhe vendndodhjen. Ky biznis po lulëzon. Unë kam njoftë nji djal që ka pague edhe 65 mijë paund me flejt nji natë me nji çikë që e kishte njoftë në Instgram. Ishte i çmendun mbas saj”, rrëfen për “The Sun” ndërmjetësuesi.

Ai ka tregue se përfiton 10 përqind të shumës dhe me të ardhunat që siguron tue gjetë çika për djemtë arabë, jeton shumë mirë.

Veç kësaj, ia ka rrëfye se djemtë arabë janë shumë të kujdesshëm që mos me u zbulue, mbasi kjo asht tabu në vendin e tyne. Ata i marrin çikat në dhomat dhe shtëpitë e tyne private.

Ndërmjetësuesi vazhon ma tej tue thanë se ata nuk përdorin vetëm kokainë, por edhe ekstazë që këta djem duen.

“Përziemje me Viagra në këto party seksi që munden me vazhdue për ma shumë se 36 orë”.

Shperndaje në: