Kqyreni çka i ndodhë mbrojtësit të ri të Realit gjatë prezentimit, ndërprehet konferenca (video)

Që prej rikthimit të Zinedine Zidane, Eder Militao ishte futbollisti i parë që nënshkroi me Realin e Madridit, por prezentimi zyrtar u ba vetëm sot, mbasi futbollisti përfundoi angazhimin me Brazilin në Kupën e Amerikës.

Qendërmbrojtësi pozoi në krah të presidentit madrilen, Florentino Pereaz, dhe mandej u ul në sallën e konferencave të ekipit, për me ju përgjigjë pyetjeve të gazetarëve të pranishëm, por këtu jo gjithçka shkoi mirë.

Kjo mbasi në nji moment Militao nuk po ndjehej mirë dhe humbi përqendrimin, tue kërkue me mirësjellje, që konferenca për shtyp me u ndërpre dhe mandej u largue në ambientet e mbrendshme të ekipit.

Për 21-vjeçarin, Real Madrid pagoi 50 milionë euro në arkat e Portos.

Shperndaje në: