Nëse nuk ripërtërihet kontrata, Telekomi mundet m’i marrë numrat e Z Mobile

Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhun me gjendjen në PTK dhe Vala sot gjatë intervistimit të kryetarit aktual të Bordit të ARKEP, Kreshnik Gashi, si dëshmitar, asht kërkue sqarime lidhun me licencimin e operatorëve virtualë, veçanërisht për Z Mobile, si dhe për numeracionin e kësaj kompanie nëse nuk ripërtërihet kontrata mes tyne dhe Telekomit.

Anëtari i Komisionit, Bekim Haxhiu, ka pyetë Gashin se deri kur ka licencë së funksionemi operatori virtual Z Mobile dhe a asht e ndërlidhun me licencën e Telekomit.

Po ashtu, Haxhiu ka pyetë edhe për konsumatorët e Z Mobile që nëse mbeten pa shërbime nga 1 Gushti, çka ndodhë me ata numra individualë.

Kreu i ARKEP asht përgjigjë tue thanë se me liberalizmin e tregut të telekomunikimeve elektronike dhe operatorët virtualë që janë mbi 130 nuk janë të obliguem të pajisen me licenca përveç autorizimeve individuale për frekuencë dhe numeracion ose detyra të caktueme.

“Pra, nuk është më me rëndësi se a janë të licencuar apo jo, por është me rëndësi se operatorët virtualë a kanë kontratë me një operator tjetër. Z Mobile e ka autorizimin e përgjithshëm. Numeracioni është çështje e pronarit, nëse nuk ka operator ata numra nuk mund të funksionojnë dhe është çështje e Telekomit se si e menaxhon këtë çështje. Telekomi i Kosovës dhe Z Mobile nëse nuk vazhdojnë kontratën numeracioni mbetet në Telekom, por ende nuk kemi vendim zyrtar se çfarë do të ndodhë”, theksoi Gashi.

Shperndaje në: