Ambasadori i Gjermanisë: Presim nga Serbia me pranue gjenocidin në Srebrenicë

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Shieb, ka thanë se qëndrimi i Gjermanisë dhe anëtarëve të tjerë të Bashkimit Europian (BE) asht se në vitin 1995 në Srebrenicë asht krye gjenocid dhe pret që Serbia me marrë nji qëndrim të tillë, transmeton Gazeta Metro.

Ambasadori i Gjermanisë në Beograd ka zgedhë qytetin e Novi Pazarit, që banohet me shumicë bosnjake me deklarue për rastin e përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, se “Gjermania konsideron padiskutim se rasti në Srebernicë asht nji gjenocid dhe se si i tillë kualifikohet në gjykatën e Hagës dhe Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Masakra e Srebrenicës asht nji nga krimet ma monstruoze të shekullit të 20’t. Qëndrimi i Gjermanisë, dhe shtetet e tjera anëtare të BE, asht se ai ishte nji gjenocid. Na presim që Serbia me marrë të njajtin vendim dhe mendim”, ka thanë Ambasadori gjerman Shieb.

Shperndaje në: