Veseli: Duhet me punue edhe ma shumë që Kosova me qenë shembull i sundimit të ligjit (foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot asht takue me drejtuesit e Policisë së Kosovës.

Postimi i plotë i Veselit pa ndërhymje:

Drejtuesit e Policisë së Kosovës i përgëzova sot për punën e jashtëzakonshme në zbatimin e ligjit në gjithë territorin e Kosovës dhe krijimin e një ambienti më të sigurt për qytetarët tanë.

Duhet të punojmë edhe më shumë që Kosova të jetë shembull i sundimit të ligjit, ku secili trajtohet në mënyrë të barabartë dhe të jemi të pakompromis në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Diskutuam edhe për kërkesat që pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë për pensionimin e parakohshëm, sigurimin jetësor dhe sigurimin shëndetësor.

Këto janë tri segmente tejet të rëndësishme për këtë institucion dhe ne do t’i adresojmë shumë shpejt ato.

Shperndaje në: