Incident detar me Iranin, përfshihet nji anije britanike në gjirin e Hormuzit (video)

Situata në rajonin e Gjirit asht përshkallëzue sërish me incidentin e fundit që ka përfshi këtë radhë nji anije cisternë britanike.

Mjetet lundruese iraniane janë përpjekë me ndalue cisternën përpara se me u dëbue nga nji anije e marinës Mbretnore.

HMS Montrose u pozicionue midis tre anijeve të Republikës Islamike dhe cisternës British Heritage përpara se me i lshue disa paralajmërime verbale.

Veprimin e iranianëve, nji zadhanës i Qeverisë britanike e cilësoi si “në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”. Por, Irani e mohoi përpjekjen e konfiskimit, e kjo në nji kohë kur ma herët kishte kërcënue të hakmerret për sekuestrimin e njanës prej anije të veta cisternë.

Simbas njoftimeve në mediat amerikane, të cilat citonin disa zyrtarë të naltë amerikanë, anijet që besonin se i përkisnin Trupave të Gardës Revolucionare iraniane iu afruen British Heritafe ndërsa ajo po lëvizte në Ngushticën e Hormuzit.

Shperndaje në: