Kryetari i kësaj komune del në terren dhe nuk e pranon asfaltin e hollë në rrugë (foto)

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, e ka ba nji veprim që duhen me ndjekë edhe kryetarët e komunave të tjera.

Kryetari i Suharekës ka dalë në terren me pa punën e kryeme në nji rrugë në Samadrexhë. Atje ai ka pa se trashësia e asafaltit nuk ishte në nivel, tue e refuzue këtë punë.

Muharremaj ka premtue se nuk ka me ndalë punën në terren dhe s’ka me pasë tolerime. “Rruga “Qeshmja e Cufës” në Samadrexhë nuk asht rregullue simbas paramasës.

“Sot kam dal në teren dhe kemi bërë matjet, ku trashësia e asfaltit ndryshon. Kjo punë nuk pranohet.
Verifikimi i punëve në teren do të vazhdoj dhe nuk do të ketë tolerime” shkruen Muharremaj në njoftim.

Shperndaje në: