24 vjet nga masakra e Srebrenicës (foto)

Bosnja e Hercegovina po shënon sot 24 vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ma e randa në Europë që nga Lufta e Dytë Botnore.

Në Korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë e cila ishte shpallë atë kotë “zonë e sigurt” nga Kombet e Bashkueme.

Me 9 Korrik 1995, ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karadziz, urdhnoi pushtimin e Srebrenicës dhe me 11 Korrik forcat serbe të drejtueme nga gjenerali serb, Ratko Mladic e morën qytetin.

Për disa ditë me radhë forcat serbe vranë rreth 8 mijë veta, trupat e të cilëve u hodhën në varreza masive.

Shperndaje në: