Zaev: I kërkova falje Thaçit, kam folë me “llafe t’çarshisë”

Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se ka bisedue me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, lidhun me bisedën e tij me komikët rusë, tue theksue se nëse i ka prekë qytetarët apo presidentin e Kosovës, nuk ka qenë ky qëllimi.

“Biseduem me Thaçin, kërkoi sqarim. Këmbeva edhe mesazh me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic. Dëshiroj edhe njiherë me shfrytëzue rastin nëse me deklaratën i kam prekë qytetarët apo presidentin e Kosovës nuk e kam pasë këtë qëllim. Na jemi vende shumë miqësore. Unë shpresoj, të paktën e ndjej ashtu, se jam mik i qytetarëve të Kosovës. Asnjiherë nuk kemi pasë detaje për procesin negociues, siç deklarova edhe paraprakisht. E gjithë ajo që asht temë e bisedimeve në çfarëdo kuloaresh kur bisedojmë prej asaj çka asht e pranishme në opinion dhe ngjashëm. Edhe presidenti Thaçi, edhe presidenti Vucic e dijnë se na nuk dijmë dhe nuk kemi nda informacione”, deklaroi Zaev sot.

Shperndaje në: