Haradinaj s’asht si përpara entuziast, tash asht skeptik për vizat

Kryeministri Ramush Haradinaj shprehet skeptik si asnjiherë ma parë se mundet me pasë liberalizim vizash këtë vit.

I pyetun nga gazetarët për hezitimin që kanë vende të ndryshme për liberalizimin e vizave për Kosovën, Haradinaj u përgjigj

“Të vizat ka pasë edhe ka skepticizëm sa i përket liberalizimit, kemi ba shumë përpjekje me i sqaru Gjermanisë, Francës tani jemi në përpjekje me i sqaru edhe Holandës. Unë ia kam dorëzu ambasadorës këtu një material me e cu në Holandë me dhanë spjegime se në raste të caktume mungon edhe njohuria e saktë, pra se cili është rasti i Kosovës. Çështja e liberalizimit të vizave është premtuese, ne kemi marrë një premtim nga Gjermania por kuptohet është premtuese”, ka thanë Haradinaj.

Shperndaje në: