Haradinaj tregon se çka kishte bisedue me komikët rusë, pse nuk e publikuen bisedën me të?

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj, ka tregue për herë të parë se çka kishte folë me komikët rusë, të cilët para disa ditësh ia publikuen nji audio-bisedë kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

Haradinaj, në nji konferencë për media, tregoi se kishte nji bisedë të tillë edhe ai me Vlladimir Kuzencov (Vovan) dhe Aleksej Stollarov (Leksus).

“Po, kam biseduar me presidentin e Ukrainës Porochonek. Një ose dy biseda prej një linje të sigurt. Për fat të mirë që kam bo s’ka dal. E kemi kërkuar njohjen dhe për kete arsye se kanë publiku”, ka deklarue Haradinaj.

Shperndaje në: