U raportue e zhdukun, shkencëtarja amerikane gjendet e vrame në bunkerin e Crete’s (video)

Trupi i nji shkencëtare amerikane asht gjetë mbrenda nji bunkeri të Luftës së Dytë Botnore në ishullin grek të Crete’s.

Suzanne Eaton, e cila u zhduk ma shumë se nji javë ma parë mbasi shkoi për vrap, asht mbytë, konfirmoi policia për BBC.

Rasti po hetohet si vrasje penale.

59-vjeçarja nga Instituti Max Planck me famë botnore në Gjermani shkoi në ishull me marrë pjesë në nji konferencë.

Ajo u gjet në nji terren të ashpër dhe shkambor mbrenda bunkerit të braktisun rreth 10 km larg nga ku u pa për herë të fundit, në Chania ku po mbahej konferenca.

Suzanne u raportue e humbun në 2 Korrik dhe filloi nji përpjekje e madhe kërkimi.

Gjashtë ditë ma vonë, trupi i saj u zbulue nga dy banorë vendas që po eksploronin bunkerin, i përdorun nga nazistët gjatë okupimit të Kretës në Luftën e Dytë Botnore.

Nji autopsi mjekoligjore tregoi se shkencëtarja ishte mbytë.

Shperndaje në: